Artisti belg me maskën e tij anti-COVID

Bota

‘Oaz lëvizës’, artisti belg krijon maskën më të veçantë në botë kundër COVID-19 dhe mahnit kalimtarët

21 Prill 2021, 10:44| Përditesimi: 21 Prill 2021, 10:51

  • Share

Pandemia e COVID-19 ka kufizuar rutinën dhe zakonet e gjithsecilit, megjithatë asgjë nuk mund të ndal kreativitetin dhe artin!

Kur qeveritë e vendeve në botë i kanë kërkuar qytetarëve të mbrohen nga COVID-19 duke mos hequr asnjë moment maskën, me siguri kjo nuk ishte ajo që kishin menduar.

Artisi belg Alian Verschueren ka krijuar maskën më interesante dhe të veçantë në botë! Një mini oaz portabël, një ‘kopsht’ të lëvizshëm me bimë, të cilin e vendosë mbi shpatulla, si një “maskë” për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Frymëzimi për artistin belg ka ardhur nga oazet e mahnitshme që ka parë ai në Tunizi, 15 vite më parë teksa punonte atje.

“Ideja lindi për të krijuar një ‘flluskë’ në të cilën mund të izolohesha, të qëndroja i shkëputur nga bota e zhurmshme”, tha Verschueren, duke shtuar se ai vuan edhe nga astma dhe në këtë mënyrë mund të marri frymë më lehtësisht sesa me një maskë.

Kur artisti shëtiste nëpër rrugët e qytetit me maskën e tij të veçantë, shumë njerëz e ndalonin dhe i flisnin në rrugë. Ai u shpreh se ky “izolim” u bë një mënyrë shumë e mirë për të komunikuar me më shumë njerëz.

Verschueren u shpreh se shpreson se maska e tij kundër COVID-19, të ndërgjegjësojë më shumë qytetarë lidhur me kujdesin që duhet të tregojnë ndaj mjedisit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?