Kamala Harris dhe Barak Obama

Obama shpreh miratimin për kandidaturën e Kamala Harris, telefonata mes tyre

26 Korrik, 14:52| Përditesimi: 26 Korrik, 14:54

  • Share

Me një lidhje telefonike me Kamala Harris, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle deklaruan mbështetjen e tyre për zëvendëspresidenten e SHBA-së për kandidaturë të demokratëve në zgjedhjet e nëntorit.

Videoja tregon Kamala Harris gjatë telefonatës.

“Oh, jeni të dy bashkë. Është kënaqësi të dëgjoj nga ju të dy”, dëgjohet duke i thënë zëvendëspresidentja amerikan çiftit Obama.

“Kjo telefonatë nuk mund të bëhej pa i thënë vajzës sime, Kamala, sa krenare jam për ty. Ky do të jetë një moment historik”, dëgjohet të thotë Michelle Obama .

Duke marrë “stafetën”, Barack Obama tha: “Michelle dhe unë po ju telefonojmë për t’ju thënë se nuk mund të jemi më krenarë se aq, iumbështesim dhe se do të bëjmë gjithçka në fushatë për t’ju çuar në Shtëpinë e Bardhë”.

Pas dorëheqjes së Joe Biden, zëvëndëspresidentja e SHBA, Kamala Harris pritet të jetë kandidatja e demokratëve përballë Trump.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?