Kronikë

Objektivi 1 mln vaksinime deri në qershor, Manastirliu: Deri tani 20 mijë policë të vaksinuar kundër COVID (FOTO)

11 Maj 2021, 09:45| Përditesimi: 11 Maj 2021, 10:00

  • Share

Vaksinimi masiv në vendin tonë vijon me rimte të shpejta aq sa qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor. Vaksinimi ka nisur për disa kategori, ku mes tyre janë edhe uniformat blu, ku deri tani janë vaksinuar rreth 20 mijë efektivë politike, ndërsa në të gjithë vendi deri tani vaksinimet kanë kaluar shifrën e 612 mijë në total.

“Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar. Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan Manastirliu në Facebook.

Çdo javë do të vijnë vaksina antiCOVID sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave të siguruara në mënyrë që të arrihet sa më shpejt kryerja e 1 milion vaksinimeve në të gjithë vendin dhe vijimin e procesit të vaksinimit masiv që do të sjellë edhe një sezon turistik më të lehtësuar.

Ditën e djeshme në vendin tonë mbërritën edhe 11700 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar numrin total të vaksinave të mbërritura në vend në më shumë se 760 mijë.  

Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, policë, gazetarët dhe operatorët e terenit etj. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?