Politikë

Objektivi i përbashkët me NATO-n/ Rama: Kemi shumë nevoja për të përmbushur, të ndërtojmë një sistem mbrojtës më efikas

17 Maj, 10:13| Përditesimi: 17 Maj, 11:06

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, në përgjigje të pyetjes së gazetares së Report TV Raziela Myslimaj për aleancën ushtarake dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes me 5%, tha se Shqipëria  e ka përmbushur detyrimin ndaj kontratës së përbashkët me aleancën.

 

“Së pari ne kemi ecur sipas angazhimit duke rritur buxhetin dhe kapur 2% që ka qenë objektivi i përbashkët i aleancës dhe që në krye të herës është dukur si diçka e pamundur, duke pasur parasysh se s’kemi një buxhet të madh dhe kemi shumë nevoja për të përmbushur. Por gjithsesi e kemi përmbushur detyrimin tonë ndaj kontratës së përbashkët ndaj aleancës. E dyta, është moment i veçantë që ka sjellë në tryezë nevojën për të investuar më shumë dhe duam ta shfrytëzojmë për të rilindur industrinë tonë ushtarake, gjë që kemi nisur ta bëjmë. Duke  e shfrytëzuar investimin më shumë në buxhet për mbrojtjen si një investim për të krijuar vende të reja pune të mirëpaguara e kështu me radhë. Një gjë besoj se është e qartë, duke parë tani që është fryma që të rriten buxhetet, na vijnë kompani nga 4 anët e Evropës, kemi këtë e atë për të shitur, blini nga ne makina, biçikleta, është diçka që tregon se çështja nuk është sa para vëmë ne në dispozicion por si i përdorim dhe me çfarë efikasiteti dhe se si e kompletojnë panoramën e përgjithshme të të gjithë vendeve evropiane. Shqipëria nuk mundet dot ta ketë një ushtri të tillë që t’i ketë të gjitha deri tek arma bërthamore. Kështu që ne duhet të jemi komplementarë në kontekstin e përgjithshëm dhe për këtë duhet një plan i koordinuar me procedura më të qarta për të gjithë dhe me garanci eficense në shfrytëzimin e parave që vendosen. Pata një bisedë me CEO enjë kompanie të madhe ushtarake në botë, më tha kam vizituar një vend në Evropë që ka blerë pafund armatime dhe që akoma s’i kanë futur në punë. Në letra rezulton si shpenzim i mjaftueshëm për ushtrinë por në fakt nuk është forcim i mbrojtjes, kështu qëe ne duhet të jemi realistë në këtë histori dhe të kuptojmë sesi do të rrisim kapacitetet, pas një x numër vitesh një sistem mbrojtjeje të Evropës më efikas, të gatshëm dhe të plotë dhe jo si do kemi nëpër blloqe shpenzime ushtarake për të blerë lart e poshtë mjete. Evropa nuk mund të kthehet në një territor kur mendohet vetëm për armë e luftë. Ka edhe gjëra të tjera që duhet të mbajmë parasysh se kur vjen puna te Evropa ka dy territore për të mbrojtur, territorin fizik dhe shpirtëror. Nëse humb territorin shpirtëror, vlera e territorit fizik bie në mënyrë të ndjeshme.”


Lajmi kryesor:

Macron në Tiranë: Vendi juaj në BE, mbyllja e negociatave deri në 2027 është realitet! Rizgjedhja juaj e rëndësishme! Rama: Marrëdhëniet me Francën në fazë të re


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?