Oboti në zonën e nënShkodrës i ngjan një ishulli. Reshjet e shiut kanë pushuar, por uji mbetet prezent në sipërfaqe të tëra toke, banesa... e shkollën e fshati e cila ka kyçur dyert.
Varkat janë e vetmja zgjidhje për për të shkuar në shtëpitë e tyre, apo stanet e gjësë së gjallë. Report Tv ka hyrë brenda fshatit tashmë i braktisur. Shumë nga banorët janë larguar me kohë për shkak të përmbytjeve të herë pas hershme.
Forcat e ushtrisë janë prezent aty, por edhe makinat e larta për transportin nga rruga Shkodër – Muriqan në drejtim të qendrës së fshatit. Ky banorë është nga ata të paktit që u afrohet gazetarve në për të treguar mbijetesë në një tokë ku uji ka shkuar 1 metër e 15 centimetër.
"Jetesa e vështirë. Rinia nuk e pëlqen këtë gjë. Prandaj ka ikur. Por çfarë të bëjmë. Edhe ne me shumë mendime. Të jetojmë këtu apo të iki?", tha një banor.
Të tjerët refuzojnë. Ata skanë shpresë dhe ndoshta planifikojnë largimin ashti si fqinjtë që nuk janë më në fshat. Me varkë, i afrohemi dhe një tjetër banese, e cila është në prezencë uji në të katërta anët e saj. Ky është Oboti, një zonë me tokë pjellore por që sot është bërë i pajetueshëm. Banorët luten që reshjet të mos fillojnë përsëri.
MOS RRINI ATY NE OBOT O NJEREZ,,,,LARGOHUNI PREJ ATY,,DHE VENDOSUNI NE KODRAT PERRETH,,,,DHE LERENI TE GJITHE FUSHEN E NENSHKODRES PER TE MBJELLUR,,,,MOS U BENI TE MARRE SEPSE NUK JENI TE TILLE,,JENI NJEREZ TE MIRE E PUNETORE...///DHE THELLONI KANALET KULLUESE,,DHE THELLONI LUMEJTE....
Përgjigjuvenezia e shko drane.uroni jozin per kete fat ne emertim.
Përgjigju