OBSH: Covid po ndryshon, por mutacionet nuk tregojnë se ai është zbutur

3 Korrik 2020, 09:39| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 09:42

  • Share

Maria Van Kerkhove, drejtuese e grupit teknik Covid të Organizatës Botërore të Shëndetit ka deklaruar se "Koronavirusi po ndryshon, por mutacionet nuk tregojnë nëse është më i egër apo më i zbutur, më vrastar apo më pak ngjitës. Ne do vazhdojmë ta hetojmë atë”

Kerkhove theksoi se që nga muaji janar janë botuar të paktën 60,000 sekuenca gjenetike të Sars-Cov-2.

Sipas saj informacionet e përbashkëta janë thelbësore për të kuptuar rëndësinë e mutacioneve, por edhe për testimin e barnave dhe vaksinave të mundshme.

Deri tani në botë janë duke u zhvilluar 17 vaksina kandidate kundër Covid-19 për të cilat po bëhen studime klinike, dmth. faza 1, 2 dhe 3 e studimeve mbi njerëzit. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?