Në një kohë kur ekzistojnë polemika të shumta në lidhje me kohën se kur do të shpërndahet vaksina e parë kundër Covid-19 dhe sa e sigurt do të jetë ajo për qytetarët, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka asnjë shans që të ketë vaksinim masiv para mesit të vitit të ardhshëm.
Margaret Harris, zëdhënëse e Organizatës u shpreh se "Përsa i përket afateve kohore reale, nuk presim që vaksinimi masiv i sigurt anticovid të nis para mesin të vitit 2021”
Ajo tha se tanimë ka 3 vaksina që janë futur në fazën 3 të testeve klinike dhe theksoi se është e nevojshme që ato të krahasohen me njëra-tjetrën për të parë se cila ofron mbrojtje më të mirë dhe është më e sigurt.
Ndërkohë disa kompani farmaceutike globale janë deklaruar se pavarësisht na nevoja e ngutshme për vaksinën, kryesorja është efektshmëria e saj, pasi nxitimi nuk do të ofrojë sigurinë e nevojshme
Drejtuesit e kompanive farmaceutike u shprehën gjithashtu se vaksinat janë politizuar dhe se po bëhet presion për të krijuar një vaksinë sa më shpejtë, por ata theksuan se duhet të respektohen standardet më të larta të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit.
Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes... Guido Forni, profesor i imunologjisë në Universitetin e Torinos dhe anëtar i ‘Lincei’, e bashkë me të edhe studiues të tjerë, janë të mendimit se një vaksinë jo 100 % e sigurt është më mirë se të infektohemi me Covid-19.