OBSH: I parakohshëm dhe jo real pretendimi se pandemia e COVID-19 do të përfundojë ketë vit! (VIDEO)

2 Mars 2021, 10:08| Përditesimi: 2 Mars 2021, 17:49

  • Share

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se do të ishte e “parakohshme” dhe “jo reale” të pretendojmë se pandemia do të përfundojë deri në fund të vitit, megjithatë fillimi i vaksinimit do të ulë numrin e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.

“Do të ishte herët dhe jo reale, të mendojmë se do të mposhtim virusin deri në fund të vitit”, tha drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i shërbimeve të urgjencës, Michael Ryan.

“Nëse vaksinat fillojnë të kenë ndikim jo vetëm në zvogëlimin e numrit të viktimave dhe në shtrimin e pacientëve në spitale, por edhe një ndikim të rëndësishëm në dinamikën e transmetimit dhe rrezikun e përhapjes, atëherë unë besoj se ne do të përshpejtojmë drejt kontrollit të kësaj pandemie”, shtoi ai.

Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha është për të ardhur keq fakti se të rinjtë në disa vende të pasura po vaksinohen para punonjësve të shëndetësisë ne vendet e varfra.

Aktualisht numri total i infektimeve në botë ka shkuar 115,034,561, ndërkohë që ai i viktimave është 2,551,380 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Vaksinimi anti-COVID ka nisur në shumicën e vendeve të pasura. Vendet e varfra ende janë në përpjekje për sigurimin e dozave të vaksinave me qëllim fillimin e fushatës dhe minimizimin e infektimeve dhe viktimave si pasojë e koronavirusit.

 Drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i shërbimeve të urgjencës, Michael Ryan dhe kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?