“Rreth 10 përqind e popullsisë së botës mund të jenë infektuar me COVID-19”,- tha një ekspert nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Dr Michael Ryan, shefi i urgjencave në OBSH, tha se "vlerësimi më i mirë" i institucionit ka llogaritur se 1 në 10 njerëz kanë kontaktuar infeksioni e koronavirusit, dhe paralajmëroi se shumë njerëz janë ende në rrezik jete prej tij.
Duke folur sot në një takim të këshillit ekzekutiv të OBSH-së, ai tha se shifrat ndryshojnë midis zonave urbane dhe rurale dhe midis grupeve të ndryshme por shtoi se "Shumica dërrmuese e botës mbetet në rrezik".
Aktualisht janë rreth 7.6 miliardë njerëz që banojnë në planet, që do të thotë se rreth 760 milionë njerëz kanë kontraktuar virusin.
Nëse është e saktë, kjo do të nënkuptojë se numri i konfirmuar i rasteve - pak më shumë se 35 milionë në të gjithë botën – është vetëm një copëz e vogël e mozaikut të të prekurve nga infeksioni
Ekspertët nga e gjithë bota kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se numri i rasteve të konfirmuara është shumë më i ulët sesa shifra e vërtetë që mendohet të jetë.
Midis rasteve në rritje në të gjithë Europën, zyrtarët në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar kohët e fundit vlerësuan se ka patur më shumë se 100,000 raste në ditë në muajin mars.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar zbuloi këtë fundjavë se një defekt në sistemin e saj të të dhënave ‘kishte humbur’ 16,000 rezultate Covid.