OBSH kundër trajtimit të COVID-it me plazmë, ekspertët: Nuk jemi të sigurt për suksesin e saj

24 Gusht 2020, 19:18| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 19:22

  • Share

Lajmi që SHBA, kanë autorizuar  përdorimin e plazmës konvaleshente për trajtimin e të infektuarve me Covid-19, ka ngjallur shqetësim tek OBSH, raporton BBC.  OBSH, është treguar tejet i kujdesshëm  duke e përshkruar atë si një trajtim eksperimental. Ata deklarojnë se duhen marrë në konsideratë edhe efektet anësorë të cilat mund të variojnë nga të lehta në të rënda.

Soumya Swaminathan, përgjegjësja e grupit të shkencëtareve të OBSH-së u shpreh se "ka `një numër të lartë provash klinike të cilat po bëhen në mbarë botën, në lidhje me efektshmërinë e plazmës konvaleshentë, krahasuar me kujdesin standard.

Vetëm disa prej tyre kanë raportuar rezultate pozitive dhe kjo shënon një besueshmëri të ulët për suksesin e saj. Pacientët të cilët po hasin vështirësi për të luftuar Covid-19, shpresojnë të sigurojnë mbrojtje nga transfuzionet e plazmës së personave të cilët e kanë kaluar më parë Covid-19.

Plazma Konvaleshente është përdorur më parë në trajtimin e shumë sëmundjeve, përfshirë Ebolën. Përveç shqetësimeve të OBSH-së edhe një studim i publikuar nga MB, ka arritur në përfundimin se është akoma e paqartë nëse trajtimi me plazmë ndikon pozitivisht apo jo në trajtimin e të sëmurëve me Covid-19.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 24/08/2020 21:58

    Trajtimi me plazme eshte perdorur qe nga gripi spanjoll e deri te griperat e derrave dhe pulave. Madje shkencetaret po shohin mundesine e berjes se plazmes ne vaksine per te fuqizuar trupin me antitrupa. Kjo OBSH-ja. do gje e thote gabim. Ai ishte kjo qe tha maskat te mbahen vetem nga te semuret, qe virusi nuk ishte ngjites.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?