Foto ilustruese

OBSH mesazh qytetarëve: Vaksina nuk nënkupton zero COVID-19, respektoni masat gjatë festave

4 Dhjetor 2020, 22:22| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 22:34

  • Share

OBSH paralajmëron se mbërritja e disa vaksinave kundër COVID-19 dhe optimizmi që e shoqëron nuk duhet të ulin kujdesin e qytetarëve. Kjo sepse sipas OBSH vaksina nuk do të eliminojnë virusin totalisht.

Mike Ryan, i ngarkuar për situatat e urgjencës në agjencinë e OKB-së ka theksuar se vaktinat nuk do të sjellin zerim të COVID nëse nuk respektohen masat.

“Vaksinat nuk nënkuptojnë zero COVID. Ne kemi arritur (…) në një pikë lakimi të pandemisë. Ne u kërkojmë njerëzve të vazhdojnë të bëjnë përpjekje përballë COVID-19 duke respektuar masat”, tha ai.

Maria Van Kerkhove, zyrtarja e ngarkuar me menaxhimin e pandemisë në OBSH, në krah të tij, u bëri thirrje njerëzve që të reflektojnë gjatë festave te fundvitit në mënyrë që të kufizojnë transmetimin e COVID tek të tjerët.

“Vendimet që ne marrim tani (…) mund të nënkuptojnë jetën ose vdekjen për ne, për familjen tonë”, shtoi ajo.

Gjendja e pandemisë në Evropë është e paqëndrueshme ndërsa në Itali dhe Britaninë e Madhe shënohen rekorde të reja të viktimave nga Covid-19. Pandemia ka prekur 65 milionë persona dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1,5 milionë të tjerëve. Por tanimë ajo ka filluar të përshpejtohet në botë, ndërkohë që po bëhen përpjekje të vazhdueshme për sigurimin e pandemisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?