OBSH: Në muajin korrik, çdo 7 ditë 1 milion raste të reja Covid! Situatë problematike në Ballkan (VIDEO)

27 Korrik 2020, 09:47| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 13:46

  • Share

Zyrtarët shëndetësorë në gjithë botën janë duke u përballur me shpërthime të reja të koronavirusit, duke vënë në pah sa e vështirë është frenimi i përhapjes së pandemisë që ka shkaktuar deri tani 650,000 persona, edhe në vendet ku fillimisht përhapja e Covid kishte filluar të ngadalësohej.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se gjatë muajit korrik, çdo shtatë ditë janë regjistruar më shumë se 1 milion raste të reja të konfirmuara pozitiv me infeksionin e shkaktuar nga koronavirusi, me rekorde ditore të raportuara kryesisht në datat 25 dhe 26 korrik, me më shumë se 280 mijë raste.

Sipas Organizatës, rekordet e reja i detyrohen faktit të shtimit të rasteve të të prekurve në vendet e mëdha dhe të populluara, të tilla si në Kontinentin Amerikan dhe Azinë Jug-Lindore, por edhe zbulimit të vatrave të reja të infeksionit në Gjermani, ku vetëm dje u raportuan 815 raste të reja, në Spanjë, e cila po dje preku pragun e 1000 të infektuarve, si edhe në Francë.

Në një situatë të tillë, Dega europiane e Organizatës Botërore të Shëndetit deklaroi se shtimi kohët e fundit i rasteve të reja infeksionit i detyrohet lehtësimit të masave që synojnë frenimin e përhapjes së pandemisë, mosrespektimit të distancimit fizik dhe detyrimit për mbajtjen e maskave.

Organizata gjithashtu u bëri thirrje vendeve europiane që të jenë të përgjegjshëm dhe "me kujdes" të heqin kufizimet ose madje të rivendosin ato nëse është e nevojshme.

Po sipas Organizatës, shqetësuese është situata edhe në Rajonin e Ballkanit, ku Rumania, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova po raportojnë  çdo ditë ritme të larta të përhapjes së pandemisë.

Rumania ndodhet në pragun e 45 mijë rasteve Covid, Serbia ka raportuar rreth 24 mijë të identifikuar me Covid, Maqedonia e Veriut kapërxeu dje shifrën 10 mijë, Bosnje Hercegovina rreth 9800 kurse Kosova mbi 7000 infeksione. Gjithashtu, totali I vdekjeve në këto vende është rritur në afro 3700 që prej fillimit të pandemisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?