Foto ilustruese

OBSH: Nuk do të arrijmë imunitet kolektiv kundër COVID në 2021-shin

11 Janar 2021, 22:31| Përditesimi: 11 Janar 2021, 22:34

  • Share

Pavarësisht se vaksinat kanë filluar të shpërndahen në shumë vende, imuniteti kolektiv kundër COVID-19 nuk do të arrihet këtë vit paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Ne nuk do të arrijmë imunitet kolektiv në 2021”, tha zyrtarja shkencore e OBSH-së, Soumya Sëaminathan, gjatë një konferencë në Gjenevë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të masave mbrojtëse, si distancimi fizik, larja e duarve dhe mbajtja e maskës, për të kontrolluar pandeminë.

Ajo vlerësoi përparimin e pabesueshëm të bërë nga shkencëtarët, të cilët kanë arritur të krijojnë disa vaksina, të sigurta dhe efikase kundër COVID-19 në më pak se një vit, por theksoi se shpërndarja e tyre kërkon kohë.

“Duhet kohë për të prodhuar doza në një shkallë të gjerë, jo vetëm miliona, por miliarda”, shtoi ajo, duke bërë thirrje për durim.

Sëaminathan siguroi se vaksinat do të mbërrijnë në të gjitha vendet, por, ndërkohë, nuk duhet harruar se ka masa që funksionojnë. Sipas saj, do të jetë e nevojshme të vazhdojmë të marrim masa shëndetësore dhe sociale për të kufizuar transmetimin e virusit, të paktën deri në fund të këtij viti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?