OBSH 'pranon' humbjen… vjen virologu kundër bllokimit dhe pro imunitetit të tufës

7 Shtator 2020, 17:03| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 17:06

  • Share

Johan Giesecke, virologu suedez, flamurtar për arritjen e imunitetit të tufës kundër Covid, tani është në detyrën e nënkryetarit të grupit teknik dhe strategjik të OBSH për rreziqet infektive.

Giesecke ka përfunduar në ‘syrin e stuhisë’ brenda dhe jashtë vendit në muajt e fundit si avokat i imunitetit të tufës kundër Covid-19 dhe mbrojtës i strategjisë së luftës kundër koronavirusit, pa vendosjen e masave të bllokimit dhe izolimit.

"Unë mendoj se virusi do të përhapet si një stuhi dhe do t’i infektojë pothuajse të gjithë brenda një muaji ose dy” dhe se “mijëra njerëz në Suedi janë tashmë të infektuar" – ka deklaruar Giesecke, i cili është i mendimit se pandemia "Do të mbarojë vetëm kur shumica e popullsisë globale do të infektohet”

Tezën e tij suedezi e riafirmoi gjithashtu në revistën shkencore The Lancet.

 "Ne mund të bëjmë shumë pak për të parandaluar përhapjen e saj, një bllokim mund të vonojë rastet e rënda për njëfarë kohe, por sapo kufizimet të relaksohen, rastet do të rishfaqen," argumentoi specialisti i sëmundjes infektive.

Virologu skandinav është gjithashtu një mbështetës i vendosur i fushatës globale të vaksinimit kundër Covid.

"Vetëm me zhvillimin e një vaksine efektive të shpërndarë në të gjithë botën do të jemi në gjendje të dalim nga kriza," shkroi eksperti i cituar nga Newsweek.

Midis janarit dhe qershorit, në Suedi u regjistruan 51,405 vdekje, numri më i lartë që nga viti 1869, kur vendi skandinav u godit nga uria.

Sidoqoftë, nëse krahasojmë vdekjet për milion banorë, shifra është më e ulët se ajo e vendeve të tilla si Italia dhe Spanja, ku u vendos mbyllja totale.

Imuniteti i tufës, megjithatë, duket se është ende një mirazh në Stokholm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?