OBSH rekomandon që vaksina ndaj Covid 19 të shndërrohet në vaksinë të përvitshme njësoj si vaksina ndaj gripit e cila injektohet çdo fillim sezoni. Punonjësit shëndetësorë të vijës së parë , të moshuarit dhe grupet e riskut të marrin një përforcues COVID-19 12 muaj pas fundit, në varësi të moshës ose kushteve kronike.
“Këtë vit, OBSH në Shqipëri do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e tyre për të mbrojtur më të rrezikuarit si nga COVID-19 ashtu edhe nga gripi.”- tha Geraldine McWeeney, përfaqësuese e OBSH-së në Shqipëri.
Një studim i ri në Shqipëri i kryer nga ISHP mes afro 1500 punonjësve shëndetësorë në 3 spitale mati efektivitetin e përforcuesit të vaksinës COVID-19 kundër infeksionit simptomatik SARS-CoV-2, ku u konstatuan rezultate pozitive.
“Mund të përballojë më mirë presionin e shtuar këtë vjeshtë dhe dimër.”- tha Albana Fico, drejtuese e QSUT-së në Tiranë.
Mjekët thonë se ka gjithashtu të ngjarë që gripi, virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe COVID-19 të qarkullojnë përsëri në të njëjtën kohë këtë vjeshtë dhe dimër, gjë që mund të çojë në rritjen e rrezikut të infeksioneve dhe sëmundjeve të rënda në mesin e popullatave.
Ide e mir per çdo vit po do ishte akoma me mir sikur ta bejm gjell per dit
PërgjigjuVaksinat kanë aktivizuar psoriasis tek ata që e kanë injektuar si dhe probleme kardiake!
PërgjigjuPo u cmend njeri qe ta beje bravo ju qofte juve
Përgjigju