Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së thotë se i frikësohet një rreziku bërthamor dhe se duhet të ketë kujdes nga të gjitha shtetet.
"Rreziku i një përshkallëzimi bërthamor në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës është një problem i vërtetë dhe të gjithë duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm. Megjithatë, nuk jam aq i shqetësuar për përdorimin e një arme. Jam më i shqetësuar për aksidentet dhe akoma më shumë për faktin se termocentralet bërthamore vazhdojnë të menaxhohen në një mënyrë që kërkon shumë guxim”, thotë Mike Ryan , drejtor ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë konferencës për shtyp të OBSH-së.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Putin nga koncerti në Rusi: Moska po lufton për tokat e saj, të gjithë janë mbrojtës të atdheut! Kreu i Wagner: Kemi nevojë për municione
F.D/ReportTv.al