TIRANË- Ajo që deri më tani e kemi quajtur “lia e majmunit”, dalëngadalë do të hiqet nga fjalori. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se për të identifikuar këtë sëmundje do të përdoret një term i ri, i quajtur "mpox", si sinonim i lisë së majmunëve.
Kjo pasi argumentojnë se ky term është racist dhe stigmatiz. Ato mendojnë se mospasja e imazhit të majmunit do t'i ndihmonte njerëzit ta merrnin seriozisht sëmundjen.
Lija e majmunëve, e zbuluar në vitin 1958 dhe e quajtur sipas kafshës së parë që shfaqi simptoma, ishte përhapur kryesisht në një grup vendesh në Afrikën perëndimore dhe qendrore deri në këtë vit.
Tani, sipas të dhënave të OBSH-së, 110 vende kanë raportuar rreth 80,000 raste të konfirmuara dhe 55 vdekje.