Person i infektuar me Linë e Majmunëve

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik

14 Gusht, 21:13| Përditesimi: 14 Gusht, 21:15

  • Share

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur të mërkurën linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik, për herë të dytë brenda dy vjetëve.

Ajo e ka marrë këtë vendim pas përhapjes së virusit në Republikën Demokratike të Kongos, si dhe në vendet fqinje, sikurse në Burundi, Kenia, Ruandë dhe Ugandë.

Lia e majmunëve përhapet përmes kontaktit të ngushtë.

Zakonisht përcillet me simptoma të buta, por në disa raste virusi mund të jetë fatal për njeriun.

Virusi përcillet me simptoma sikurse ato të gripit, si dhe me puçrra të mbushura me qelb nëpër trup.

Shpallja e një sëmundjeje si emergjencë globale për shëndetin publik, nënkupton që mund të ndahen më shumë fonde dhe të merren masa në nivel global për të parandaluar përhapjen virusit.

“Është e qartë që një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare është thelbësore për t’i ndalur këto shpërthime, dhe për të ruajtur jetë”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Afrikë ka thënë se vetëm këtë vit kontinenti i ka regjistruar 17.000 raste të infektimit me linë e majmunëve, dhe 517 vdekje.

Deri më tani, 17 shtete kanë raportuar raste të infektimit me këtë virus.

Më 2022 ishte përhapur një variant tjetër i këtij virusi.

Atëherë, ai ishte përhapur kryesisht përmes kontaktit seksual mes burrave që kanë marrëdhënie seksuale me burra tjerë./ REL

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lia: 15/08/2024 15:08

    PO NORMAL DO TE SHPALLET EMERGJENCE GLOBALE SE JANE ZGJEDHJET NE AMERIKE E NJERZIT DUHET TE FUTEN NE SHTEPI QE TE MOS SHKOJNE E TE VOTOJNE E TE VENDOSIN KUKULLEN HARRIS DHE NE TE MARIM NJA TRE KATER DOZA VAKSINA DIHET FILMI SKA ME KRIJIM THJESHT RIPERSERITJE ZGJOHUNI NJEREZ

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?