Drejtoresha e shërbimit epidemiologjik Mirela Cami u shpreh për Repolitix se pas vendimit të OBSH-së për të shpallur epideminë nga koronavirusi, sot do të vendoset për masat e reja qo të merren në Shqipëri. "
Janë kryer 241 teste, 15 kanë rezultuar pozitiv. Vetëm në 24 orët e fundit 84 testime, 50 për stafin mjekësor në Durrës rezultuan negativ, nga 34 të tjerat, 31 negativ dhe 3 pozitiv. Kur OBSH shpalli pandeminë, komiteti do të vendosë sot për këtë. Masat e reja që mund të vendosen sot ka të bëjë me të gjitha. Ne sot kemi propozuar masat e reja të propozuara përsa i përket epidemisë, kur ishim në epidemi, tani në pandemi do të diskutohet për reagimin e sistemit shëndetësor karshi kësaj situate. Sot në orën 09:00 do të jetë takimi i ekspertëve të komitetit" tha ajo.
Bashkia e Tiranës pezulloi deri në një afat të pacaktuar transportin publik në Tiranë, por edhe linjat me Vorën dhe Kamzën. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta i ftuar në studion e Repolitix u shpreh se transporti do të lejohet vetëm për dy orare. "Në mëngjes nga ora 05:00-08:00 dhe pasdite 15:00-18:00 që njerëzit të shkojnë dhe të kthehen nga puna. Gjithashtu nuk do të lejohen me fluks nën gjysmën e kapacitetit që e ka" tha ai.
Mjekja shqiptare Rubjona Xhani që punon në spitalin e Comos në Itali në një lidhje me Skype me emisionin Repolitix u shpreh se situata në vendin fqinj agravoi për dy shkaqe, ndërsa paralajmëroi se kulmi i të prekurve do të jetë në fund muajit mars. "Situata është dramatike. Nga ana politike nuk u morën menjëherë masat e duhura, ato ndryshuan vazhdimisht duke u bërë më të rrepta që të izolohet Lombardia tamam. Kjo marrje e lehtë e masave krijoi përhapje e virusit. Kryeministri jonë, Conte u përball me këtë situatë, dhe nuk pati mbështetje nga forcat e tjera dhe kjo krijoi përçarje dhe në popull pati mosbesim. Ana tjetër është civile, qytetarët nuk u ndërgjegjësuan shumë që në fillim dhe për dy javë është pritur por bashkëpunimi i njerëzve nuk erdhi nga të gjithë" tha ajo.
Por a janë masat që janë marrë efikase? 'Numri është gjithmonë në rritje dhe presim që të rritet më shumë. Masat që janë marrë kanë ndryshuar nga dita në ditë dhe sot po shohim efektet e masave që janë marrë 2 javë më parë që ishin më të lehta, ato që janë marrë sot, efektet do i shohim në vijim, Kulmi pritet në fund të muajit mars dhe fillim të prillit. Jam neurologe dhe jam përfshirë në ato spitale që kanë marrë përsipër rastet. Te spitali që punoj po merret me urgjencat neurologjike. Sistemi italian në veri mbetet më të mirët absolut. Nuk besoj se do të kishte shtet tjetër që do ta përballonte më mirë se kaq. Problem ishte numri i lartë i rasteve, 12 mijë pacientë janë shumë. Situata pritet që të jetë akoma më kritike'. Në Shqipëri ka një debat për maskat, por cfarë lloji përdoren në sistemin shëndetësor italian? "Kolegët që përballen me rastin përdorin maskat fp1, fp2 fp3 i mbrojnë nga personat e infektuar, veshje një përdorimshme" tha ajo.
Pas vendimeve të qeverisë për mbylljen e diskove, palestrave dhe qendrave të argëtimit sot inspektorët zbritën në terren, ndërsa e njëjta gjë do të ndodhë edhe nesër për mbylljen e bareve dhe restoranteve. Kreu i Inspektoratit Shkëlqim Hajdari i ftuar në studion e Repolitix shpjegoi aksionin që po kryhet në terren.
'Ne kemi një armatë inspetorësh që do të fokusohen në terren. Sot janë mbyllur palestrat, pishinat dhe vendet argëtuese dhe për te ka vendosur 31 subjekte në sekuestro. Inspektorati shëndetësor, pas urdhrit që presim të vijë me shkrim të mbyllet baret dhe restorantet. Sot kanë ndjekur masat mbrojtëse, largësia nga tavolinat, nesër nëse nuk do të urdhërohet mbyllja e vendeve të mëdha ku ka punëtorë privatë call center dhe fasoneri, do i ndjekim për distancën rregullat mbrojtëse.
Situata në Shqipëri, këto janë masa të domosdoshme. Për një farë kohe edhe organizimi i punëtorëve, linjat e mëdha. Nëse nesër del urdhri që mbyllen fasoneri dhe call center është i detyruar të kontrollojë zbatimin e urdhrit, në të kundërt masat. Sa i përket bareve? Si për baret dhe objektet e tjera urdhri është i qartë' tha ai.
Hajdari kishte një propozim direkt për qeverinë. "Call Center fasoneritë qeveria duhet të marrë masat ti çojë në shtëpi. Të mbajë hapur në punë furrat e bukës, farmacitë" tha ai. "Qeveria të bëjë gati një akt normativ që të operojmë me një paketë ligjore. Unë mendoj se në Kodin Penal duhet të bëjmë një figurë të posacme për këtë gjendje. Kodi Penal nuk ka asnjë dispozitë për këtë situatë" tha Hajdari.
Sali Virusi do jete viktima dyte
PërgjigjuURBANET TONA JANE TE QELBUR SI BRENDA DHE JASHTE ,,PO ASHTU JANE TE VJETER,,ATO DUHEN LARE DHE DEZIFEKTUAR C'DO NATE PARA SE TE DALIN NE PUNE TE NESERMEN NE MENGJES,,,,KESHTU E BEJNE NE VENDET E ZHVILLUARA,,PAJTOHEN KOMPANI PRIVATE PASTRIMI PER TE BERE PASTRIMIN NATEN, ,, A E BEJME NE KETE ????????
PërgjigjuSHUME mire te mbyllen keto call-centera se po vjedhin dynjane,,e punojne si qen 10 me 7 te darkes,,,,dhe vec kur I sheh kur bejne pushim duke ndenjur neper trotuare neper tirane duke ngrene byrek,,,,,turp I madh per qeverine ,,nuk eshte ne gjendje te fuse ne pune keta te rinj,,,,po keshtu eshte kur I keni bere punet me b..the,,ne vend qe te ndertonit ne durres-golem-qerret-spille ,,500 hotele dhe resorte me 5 yje ku te punesoheshin keta te rinj,,,bete pallate qe nuk punesojne asnjeri,,,kryetaret e bashkive te ketyre qyteteve duhen varur ne litar…..
Përgjigju