OBSH: Vaksina mund të mos jetë zgjidhja kundër Covid-19

30 Qershor 2020, 09:12| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 09:15

  • Share

Në fitoren e luftës kundër Covid-19, larja e duarve dhe distanca fizike nga njëri tjetri janë po aq të rëndësishme sa vaksina.

Duket se OBSH-ja është e bindur për këtë dhe ka kujtuar para së gjithash se nuk mund të thuhet se vaksina do jetë gat në një kohë të shkurtër.

Sipas Hans Kluge, është "e mundur" që një vaksinë të jetë e gatshme brenda një viti, por nuk mund të thuhet me bindje.

"Të gjithë mendojnë se vaksina është ilaçi i vetëm kundër Covid," tha Kluge.

"Para së gjithash ne nuk e dimë nëse një vaksinë do të funksionojë në të gjitha grupmoshat dhe  askush nuk e di kur do të jetë e gatshme".

Përfaqësuesi i OBSH tha se të gjithë flasin për vaksinën sikur të ishte shkopi magjik.

"Absolutisht jo"- tha Kluge. "Njëqind vjet më parë ishte Gripi Spanjoll; dhe cila ishte strategjia më e mirë? E njëjta gjë si tani: larja e duarve dhe ruajtja e distancës fizike".

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?