OBSH: Vaksinat kineze ofrojnë mbrojtje ndaj Omicron

5 Janar 2022, 11:55| Përditesimi: 5 Janar 2022, 12:02

  • Share

Vaksinat kundër COVID-19 të prodhuara gjerësisht nga kompanitë kineze Sinopharm dhe Sinovac mund të ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes nga varianti Omicron. Kjo deklaratë u bë nga një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas zyrtarit të OBSH-së Abdi Mahamud, studimet paraprake treguan se vaksinat COVID-19 ofronin njëfarë mbrojtjeje, ndaj variantit Omicron.

“Vaksinat kanë renditje të ndryshme për sa i përket parandalimit të infeksioneve, por ajo që dimë mirë deri më tani është se të gjitha parandalojnë rastet e rënda, të shtrimit në spital dhe vdekjes nga Covid. Nga studimet e bëra në Kili dhe vende të tjera qoftë Sinovac apo Sinopharm, kanë treguar se ato vërtet funksionojnë kundër shtrimit të rëndë në spital.’- tha ai.

Vaksina CoronaVac e Sinovac dhe vaksina BBIBP-CorV e Sinopharm shtetërore, janë dy vaksinat më të përdorura në Kinë dhe vaksinat kryesore për COVID-19 të eksportuara nga vendi.

Ai paralajmëroi se Omicron do të bëhet një lloj dominues brenda javësh në shumë vende për shkak të transmetueshmërisë së tij të lartë, duke paraqitur një kërcënim për sistemet mjekësore në vendet dhe rajonet ku një pjesë e lartë e popullsisë mbetet e pavaksinuar.

I pyetur nëse ishte e nevojshme një vaksinë specifike për Omicron, Mahamud tha se ishte shumë herët për këtë, por ai theksoi se vendimi kërkon koordinim global dhe nuk duhet t’i lihet prodhuesve të vendosin.

Varianti me mutacion të madh u zbulua për herë të parë në nëntor në Afrikën e Jugut, por të dhënat e OBSH-së tregojnë se ai është përhapur shpejt dhe është shfaqur në të paktën 128 vende dhe rajone.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?