Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së,  Tedros Adhanom Ghebreyesus

Bota

OBSH zbulon grupin e ri shkencor: Shansi i fundit për të zbuluar origjinën e COVID

14 Tetor 2021, 08:31| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 08:33

  • Share

Organizata Botërore e Shëndetit ka vënë në dispozicion një grup të ri për të hetuar origjinën e koronavirusit. Sipas OBSH, ky grup është shansi i fundit për të zbuluar origjinën e COVID. 26 anëtarët e propozuar të grupit kanë eksperiencë në një sërë fushash nga epidemiologjia deri tek biosiguria.

”Të kuptojmë se nga vijnë patogjenët e rinj është thelbësore për parandalimin e shpërthimeve të ardhshme me potencial epidemik dhe pandemik, e cila kërkon një gamë të gjerë ekspertize”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së,  Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Anëtarët e propozuar të grupit Sago përfshijnë gjashtë ekspertë që vizituan Kinën gjatë hetimeve të mëparshme. Përveç origjinës së koronavirusit, grupi Sago do kërkojë mbi origjinën e patogjenëve të tjerë me rrezik të lartë.

"Të kuptojmë se nga vijnë patogjenët e rinj është thelbësore për parandalimin e shpërthimeve të së ardhmes," tha Dr Tedros.

Prej më shumë se një viti që kur koronavirusi u shfaq në Wuhan të Kinës, ende nuk ka një përgjigje nëse virusi doli nga laburator apo kaloi nga kafshët tek njerëzit. Ndërkohë Kina nuk e ka pranuar teorinë se virusi rrodhi nga një laborator.

Në shkurt, një ekip i OBSH -së i shkoi në Kinë për të hetuar origjinën e koronavirusit dhe arriti në përfundimin se virusi ndoshta kishte ardhur nga lakuriqët e natës, por duheshin më shumë fakte.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH -së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, më vonë tha se hetimi ishte penguar nga Kina, pasi nuk ishte treguar transparente me të dhënat.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aleks Doko: 14/10/2021 23:21

    Paratë të shkojnë në favor të pensioneve nden 25000 lekë. Turpi i botës me pensionet e pleqërisë dhe invalidëve.

    Përgjigju
  • Doktori: 14/10/2021 11:12

    E provuam dy here me pare dhe nuk arritem t'ju mbushim mendjen me perfundimet qe na pelqenin. Do e provojme edhe nje here te fundit. Nese edhe kete here nuk ia dalim, do e deklarojme prejardhjen te panjohur. Sidoqofte e dime me 100% siguri qe nuk ka dale nga Laboratori ne Wuhan per studimin e Koronaviruseve qe po kryente eksperimente per te mundesuar qe koronaviruset te fitonin aftesine te infektonin qeliza njerezore. Asnje shans te kete ardhur prej andej!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?