'Përgatituni për mundësinë e rikthimit', OBSH me paralajmërim të fortë për koronavirusin

16 Qershor 2020, 09:48| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 10:19

  • Share

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se shtetet “duhet të jenë të përgatitura për mundësinë e rikthimit” të koronavirusit, teksa Evropa vazhdon të rihapet dhe Kina po përballet me shpërthim të ri, që ka nxitur mbylljen e disa pjesëve të Pekinit.

Teksa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus arrin në 8 milionë, Ghebreyesus ka theksuar se më parë në vetëm dy muaj regjistroheshin 100,000 raste të prekura me Covid, kurse tani në të gjithë botën kjo përbën shifrën ditore të infektimit – dhe se virusi është duke u përhapur me shpejtësi në Azi dhe territorin amerikan.

Paralajmërimet për marrje të masave, me qëllim të luftimit të këtij virusi, kanë ardhur pasi Kina ka rritur numrin e testimeve dhe ka izoluar disa pjesë të kryeqytetit të saj, me qëllim të kontrollimit të shpërthimit të ri, pas shqetësimeve se kjo mund të jetë vala e dytë e sëmundjes, Covid-19, që shkakton ky virus.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?