Shëndeti

Obstetër-Gjinekologia: Ja mosha më e vogël dhe më e madhe e shtatzanisë që kam hasur gjatë karrierës time

15 Dhjetor 2024, 09:30| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 09:37

  • Share

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio ishte Obstetër-Gjinekologe Eda Bylybashi e cila foli për shëndetin riprodhues të grave dhe vajzave. Ajo e nisi bisedën duke treguar se kur ajo kishte nisur karrierë, aborti ishte ende një tabu dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme nuk diskutoheshin shumë, pa marrë parasysh dhe që kontraceptivët nuk përdoreshin.

”Nëse më parë kondomi shihej si një mjet që të ruante nga shtatzënia e padëshirueshme, sot ne e rekomandojmë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme”, tha mjekja në studio.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë rritur shumë kohët e fundit në raport me disa dekada më parë.

”Sot pacientët informohen online për shumë problematika gjinekologjike edhe pse shpesh këto informacione nuk janë të sakta”, shtoi mjekja.

“Sot vajzat bëjnë pap testin dhe HPV-në. Ka metoda kontraceptive për adoleshentët, për riprodhim dhe për ato që e kanë mbyllur fazën e riprodhimit”, tha mjekja.

Sipas saj, pacientja më e vogël shtatzënë që ajo ka parë, ka qenë në moshën 14-vjeçare, ndërsa më e madhja në moshë ka qenë një zonjë në moshën 47-vjeçare.

Mjekja rekomandoi që gjatë shtatzënisë nëna të asistohet tek gjinekologu dhe për çdo rast, situata nëse shkohet në kohë ka zgjidhjet e veta.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?