OceanGate, kompania me bazë në SHBA që menaxhoi nëndetësen turistike që shpërtheu gjatë një zhytjeje në rrënojat e Titanikut, ka pezulluar të gjitha operacionet kërkimore dhe tregtare.
Kompania në njoftimin në ueb faqen e saj nuk shtjelloi aryet përtej shpjegimit: "OceanGate ka pezulluar të gjitha operacionet e kërkimit dhe tregtimit".
OceanGate kishte planifikuar dy ekspedita në rrënojat shekullore të Titanikut, të vendosura në një cep të largët të Atlantikut të Veriut, për qershor të vitit 2024.
Familjarët e të vdekurve në nëndetësen Titan shprehin "mërzinë e thellë"
Autoritetet amerikane dhe kanadeze po hetojnë shkakun e shpërthimit nënujor të qershorit, i cili vrau të pesë personat që ishin në të dhe ngriti pikëpyetje rreth natyrës së parregulluar të ekspeditave të tilla.
Rojet bregdetare të SHBA-së javën e kaluar gjetën mbetje të supozuara njerëzore dhe mbeturina nga nëndetësja, e njohur si Titan, pas kërkimit në fundin e oqeanit.
Ekzaminimi i mbetjeve pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkakun e shpërthimit.
Nëndetësja Titan, e cila dërgon pasagjerë deri në rrënojat e Titanikut, të fundosur në vitin 1912, në Oqeanin Atlantik – ishte zhdukur më 18 qershor.
Pas kërkimeve intensive nga shumë shtete, Roja Bregdetare e SHBA-së tha më 22 qershor se pasagjerët kanë vdekur pasi nëndetësja besohet të ketë shpërthyer.
Brenda nëndetëses ishin eksploruesi britanik, Hamish Harding, eksperti francez i nëndetëseve, Paul-Henri Nargeolet, biznesmeni pakistanezo-britanik, Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman, dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Ocean Gate./REL
< I PEZULLON> UDHETIMET...!! NUK I SHKON ME NJERI
Përgjigju