Kosova & Rajoni

Odiseja pa mbarim e një nënë që i morën fëmijën e vetme, shqiptarja që qëlloi mjekun me plumba në bark: Tentuan të më nxjerrin të çmendur

12 Nëntor 2021, 11:52| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 11:54

  • Share

E dëshpëruar pasi prej kohësh nuk i kishte parë sytë vajzës, Klodiana Celo, nëna shqiptare e cila ditën e djeshme qëlloi me 4 plumba babain e fëmijës së saj në Athinë, 1 vit e gjysmë më parë ka folur për dramën që përjetonte prej 2016 në gazetën greke “Espresso”.

Me dhimbjen e një nënë që i kanë rrëmbyer dritën e syve, fëmijën e vetme, ajo ka treguar mes drithërimave sesi doktori George Neos i mori vajzën dhe nuk i lejoi asnjë komunikim me të.

Duke shpalosur prapaskenat e ngjarjeve, Klodiana ka treguar përpjekjet për të parë vajzën e saj me të cilën kishte humbu çdo kontakt dhe mjedisin që po rritej ajo nën presionin e manipulimeve të babait të saj.

“Kanë krijuar një lojë, madje kanë paguar edhe avokatët, në mënyrë që vendimi gjyqësor të ishte kundra meje, ndërsa kërcënimet ndaj meje janë të vazhdueshme.”, ka thënë ajo.

Siç shkruan gazeta greke, nëna e re, është shprehur se një nga avokatët që mori përsipër ta përfaqësonte e tradhtoi duke u paraqitur vetë në gjykatë si bashkëshorti i saj, duke paraqitur dokumente të falsifikuara.

“Jeta ime ka ndalur që kur më morën vajzën”, ka thënë ajo mes lotëve.

Ajo tregoi se vajzën e vogël, frytin e lidhjes së saj jashtëmartesore me mjekun, i cili në atë kohë ka qenë i martuar, ka lindur në vitin 2009 dhe është rritur me të për shtatë vitet e para të jetës së saj.

Sipas saj, mjeku fillimisht nuk e ka njohur, pasi dyshonte mbi atësinë e saj, megjithatë testi i ADN-së konfirmoi se ai ishte babai i saj biologjik. Pas kësaj ai filloi të takohej me vajzën e mitur, ndërsa në fillim të vitit 2016 arriti ta merrte kujdestarinë e fëmijës.

Në këtë moment nis Odiseja e nënës në një “luftë” të cilën zgjodhi ta përfundonte me armë, pasi organet e drejtësisë i kthyen kurrizin.

“Ai shpif për mua, duke munduar të më nxjerrë të çmendur”, tregoi ajo.

Klodiana tha se 5 muaj pasi ia morën vajzën, ajo ra në koma dhe sërish nuk e lejuan ta shihte.

“Vajza ime jeton me dy persona nga 70 vjeç, në vend që të jetë duke jetuar me nënën e saj. Po shuhem pa vajzën time”, ka thënë gruaja.


Lajmi kryesor:

Shqiptarja qëlloi mjekun grek me armë zjarri në bark pas problemeve për kujdestarinë e fëmijës, vajza e tronditur: Mami ngriti armën dhe qëlloi babin


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?