Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) ka përmirësuar perspektivën për ekonominë globale dhe është shprehur se rikuperimi do të jetë më i shpejtë nga sa ishte parashikuar.
Sidoqoftë organizmi ekonomik ka theksuar se situata mbetet jashtëzakonisht e pasigurt prej emergjencës shëndetësore shkaktuar nga Covid-19.
Sipas OECD, Prodhimi i Brendshëm Bruto Botëror (PBB) pritet të bjerë me 4,5% këtë vit, një rënie më pak vertikale nga sa pritej me 6%, kurse rritja maksimale ekonomike në vitin 2021 parashikohet të jetë 5%.
Në praktikë, këtë vit vetëm Kina pritet të ketë rritje deri 1.8%, ndërsa ekonomia amerikane duhet të tkurret me 3.8%. Megjithatë, sipas Organizatës, vitin e ardhshëm shenja + pritet të jetë pothuajse kudo.
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Eurozonës pritet të bjerë me 7.9% në vitin 2020, përpara se të rritet me 5.1% vitin vijues.
Sidoqoftë, përkundër rritjes së pritur, Eurozona nuk do të jetë ende në gjendje të rikuperojë humbjet e grumbulluara për shkak të pandemisë.