OECD: Prej krizës Covid, deri në fund të vitit 2020 papunësia mund të shkojë 10 %

9 Shtator 2020, 16:15| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 17:38

  • Share

Efektet për vënien nën kontroll të pandemisë goditën ekonomitë e OECD-së, miliona njerëz nuk kanë qenë në gjendje të shkojnë në punë, duke shkaktuar një rënie të fortë të aktivitetit dhe humbje të vendeve të punës.

Në disa vende u punuan deri në 10 herë më pak orë, krahasuar me muajt e parë të krizës financiare të vitit 2008.

Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, shkalla e papunësisë në muajin Korrik llogaritet  7.7%, shifër e cila kishte një përmirësim të vogël krahasuar me muajin qershor kur shkalla e papunësisë ishte llogaritur 8.0%. Që nga fillimi i pandemisë në muajin papunësi është rritur 2.5% mbiu masën e përcaktuar. 

Papunësia parashikohet të arrijë gati 10% deri në fund të vitit 2020, nga 5.3% në fund të vitit 2019 dhe të shkojë deri në 12% nëse goditet një valë e dytë pandemie, ndërsa nuk pritet një skenar pozitiv as për vitin 2021.  Një rikuperim i vendeve të punës nuk pritet deri pas vitit 2021.

Kriza COVID-19 ka ndikuar më së shumti tek të rinjtë dhe gratë, pasi ata janë grupet që rrezikohen më së shumti nga varfëria dhe papunësia. Sepse  kanë punë më pak të sigurta dhe të pakualifikuara .

Pavarësisht rënies në bazë mujore në korrik për shkak të rënies së vazhdueshme të numrit të njerëzve në pushim të përkohshëm, nivelet e papunësisë në Kanada dhe SH.B.A. mbetën më të larta se nivelet para-pandemisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?