Komisariati i Policisë së Gramshit

Kronikë

Ofendime dhe grushte policit në detyrë, arrestohet 47-vjeçari nga Gramshi

6 Tetor 2018, 10:22| Përditesimi: 6 Tetor 2018, 10:40

  • Share

Gramsh- Për motive ende të panjohura një 47-vjeçar nga Gramshi ka goditur me grushte një punonjës policie. Sipas policisë lokale autori i sulmit është  Ardian Elezi, banues në lagjen “Sporti” të Gramshit, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Të njëjtat burime saktësojnë se Elezi fillimisht e ka ofenduar dhe më pas e ka goditur punonjësin e policisë shtetasin D. T., 54 vjeç, banues në Gramsh, i cili ka qenë në krye të detyrës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?