VIP & Spektakël

Ofendoi kunatën! Robert Berisha gjysmë i penduar: Po ta dinin të vërtetën do thonin mirë ke bërë

25 Qershor 2019, 17:56| Përditesimi: 25 Qershor 2019, 18:21

  • Share

Robert Berisha dhe Tuna Sejdiu kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie jo shumë të mirë bashkë. Sherri i tyre u bë publik pothuajse një vit më parë dhe që prej asaj kohe kanë filluar ironitë midis tyre, apo deklaratat kundër njëri-tjetrit, ndërsa përsa i përket arsyes së zënkës, askush nuk e di përveç familjarëve.

Ditën e sotme, këngëtari shqiptar ka qenë i ftuar në emisionin ‘Trokit’ në ‘InTv’ dhe ngacmuar pak nga moderatorët, Roberti tha se ishte penduar për disa nga deklaratat e tij kundër Tunës.

“Ndoshta po. Në disa deklarata ndoshta po. Njerëzit nuk e dinë të vërtetën, po ta dinin do të thonin mirë ke bërë. Njerëz jemi, gabime bëjmë”, u shpreh ai. Roberti gjithashtu tha se gjërat me Patrisin vazhdonin të ishin në rregull, ndërsa me djalin e tyre takohej shpesh.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?