David Coote dhe Jurgen Klopp

Ofendoi Liverpoolin dhe Jurgen Klopp, pezullohet arbitri i Premier League

12 Nëntor, 15:42| Përditesimi: 12 Nëntor, 15:44

  • Share

Gjyqtari i Premier League, David Coote është pezulluar pasi një video që dyshohet se e tregon atë duke bërë komente nënçmuese për Liverpoolin dhe ish-trajnerin e klubit, Jurgen Klopp, është shpërndarë në rrjetet sociale.

Organi i arbitrazhit PGMOL thotë se pezullimi hyn në fuqi me efekt të menjëhershëm dhe është në pritje të një hetimi të plotë, shkruan BBC Sport.

Është e paqartë se kur është filmuar apo autenticiteti i tij.

Coote, 42 vjeç, arbitroi fitoren 2-0 të Liverpool kundër Aston Villa të shtunën. Ai është një nga zyrtarët më me përvojë të Premier League dhe ka arbitruar ndeshjet në ligën më të lartë që nga viti 2018.

Videoja që shpërndahet duket se i referohet një ndeshjeje të Premier League që Coote drejtoi mes Liverpool dhe Burnley në korrik 2020 , e cila përfundoi 1-1.

Klopp kritikoi Coote pas ndeshjes, duke thënë se arbitri nuk arriti të jepte faull për ndërhyrjet e bëra ndaj lojtarëve të Liverpool.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?