Presidenti bjellorus, Lukashenko

Ofendoi Lukashenkon, dënohet me 18 muaj burg aktivistja bjelloruse

20 Qershor 2022, 17:43| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 17:48

  • Share

BJELLORUSI- Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar aktivisten e opozitës Ljudmila Ramanoviç me 18 muaj burg për një letër që ajo i dërgoi komitetit hetues në fillim të marsit duke protestuar për përfshirjen e Bjellorusisë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

Gjykata e qarkut Maloryta në Bjellorusinë perëndimore e dënoi Ramanovich më 20 qershor pasi e shpalli atë fajtore për "fyerje" të liderit autoritar të vendit Alyaksandr Lukashenko pasi e quajte atë "uzurpator" në letrën e saj.

Lukashenka dhe qeveria e tij kanë qenë jashtëzakonisht të izoluar që kur ai pretendoi se kishte fituar një mandat të gjashtë presidencial në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht të vitit 2020, duke shkaktuar protesta të paprecedentë që sollën edhe arrestime dhe përndjekje ndaj opozitës dhe aktivistëve në Bjellorusi.

I sanksionuar edhe nga Perëndimi, regjimi i Presidentit Lukashenka është përballur me reagime të brendshme dhe ndërkombëtare mbi lejimin e trupave ruse të cilat organizuan një pjesë të pushtimit të Ukrainës duke hyrë nga territori bjellorus./REL

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?