Dietologia, Blerina Bombaj

VIP & Spektakël

Ofendoi vajzën mbipeshë, Blerina Bombaj 'masakrohet' nga fansat: Ke nevojë për kirurg plastik (Foto)

20 Korrik 2018, 09:27| Përditesimi: 20 Korrik 2018, 09:51

  • Share

Bota po lufton prej vitesh bullizmin dhe po i shtyn njerëzit drejt idesë që ta duan trupin e tyre ashtu siç është, me të metat e tyre dhe të mos ndihen të nënvlerësuar para askujt. Mirëpo një postim në rrjetet sociale nga dietologia Blerina Bombaj, ka lënë të kuptohet krejt e kundërta. Blerina ka postuar një foto me katër çifte, ku meshkujt mbajnë në kurriz të dashurat e tyre, ndërkohë që njëra nga vajzat për shkak të mbipeshës qëndron përpara të dashurit të saj.

“Dikush t’i tregojë kësaj vajzës së mesit që zgjidhja është Blerina Diet. Kush nuk e merr dot me humor këtë status, të kalojë në faqe tjetër për moralin,”- shkruan dietologia në postimin e saj.

(Fotoja e postuar nga dietologia Blerina Bombaj)

Normalisht që çdo vajzë ka dëshirë të ketë një trup elegant, por disa qoftë për pamundësi, qoftë për neglizhencë nuk e arrijnë dot. Gjithsesi kjo nuk i jep askujt të drejtën të shprehet në mënyrë ofenduese ndaj një vazje që është e mbushur. Nisur nga kjo gjë të gjithë ndjekësit kanë filluar të komentojnë duke u shprehur se Blerina nuk është askush për të gjykuar. 

“Po nëse ndihet mirë ashtu siç është?! Pse duhet ti heqim njerëzve dëshirën e të ushqyerit sipas dëshirës?”- i shkruan njëra nga ndjekësit. E ndërsa një tjetër shprehet: “Ky postim është mjaftë ofensiv, ajo ndoshta ndihet mirë me trupin e saj dhe ti sje askush për ta gjykuar.”

Madje një tjetë ka arritur deri aty sa i ka thënë dietologes se ti thuash asaj vajze e shëndoshë është njësoj si t'i thuash autores së postimit se ka nevojë për kirurg plastik. "Bota ka vite që lufton të mos bëjë të tilla 'shaka',"- e mbyll ndjekësi komentin.  Pavarsisht se pak çaste më vonë dietologia sqaroi se qëllimi i saj nuk ishte të ofendonte askënd, komentet vërshuan sërish, dhe Bombaj e fshiu fare foton. 

Komento

Komente

  • Fredi Michigan: 20/07/2018 10:12

    Po po shendoshja eshte gje e mire....te ben me diabet,semundje zemre etj...por rendesi ka qe ti te ndihesh mire me trupin tend! hahahahaha Dobesohuni o te marre se shendeti vjen perpara,ate beni lerjani gomarlliqet amerikaneve se keta i kane gjerat ne terezi,kane kohen dhe luksin te merren edhe me idiotesisra.

    Përgjigju
  • Aaa: 20/07/2018 10:06

    Kjo Blerina kellira eshte si mace e varur ne maje pemes dhe i duket vetja e bukur..hahah kjo eshte mos ta kesh ne lagje jo me ne krevat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?