Oferta arabe, trajneri Beqiri lë Bylisin para nisjes së sezonit! Prezantohet pasuesi, Bellai: Prej javësh flas me presidentin

17 Gusht 2022, 11:58| Përditesimi: 17 Gusht 2022, 13:44

  • Share

Kur kanë mbetur pak ditë nga nisja e Superligës shqiptare një lajm i befasishëm mbërriti nga Bylisi, pasi trajneri Beqiri, që e riktheu në elitë vendosi të largohej me mirëkuptim për shkak të një oferte të ardhur nga Arabia.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që largohem si mik pasi kjo për mua ka rëndësi shumë të madhe. Jam shumë i lumtur gjithashtu që ekipi është konsiliduar dhe është i përgatitur për Superioren,”-u shpreh Jeton Beqiri, ish-trajneri i Bylisit.

Në të njëjtën kohë kur u mbajt konferenca e largimit të trajnerit Beqiri u prezantua edhe pauesi i tij Arjan Bellai, ish-futbollisti i kombëtares, i cili ka drejtuar disa skuadra në Greqi si Apollon Larisa dhe Kallamata.

“E di politikën e klubit, projektin që ka. Ishte shumë e thjeshtë për mua dhe ndihmësin tim Kosta. Vendosëm menjëherë pasi kemi qenë gjithmonë në dëgjesa telefonike. Kam ndjekur gjithashtu ndeshjet si me Partizanin ashtu edhe me Tiranën,”-deklaroi Arjan Bellai, trajneri i Bylisit.

“I uroj mirsëardhjen Bellait dhe kolegut të vet. I uroj suksese dhe ishalla arrijmë objektivat që kemi vendosur,”-tha Besnik Kapplanaj, president i Bylisit.

Bylisi sezonin e ri në Superligë e nis të dielën teksa në orën 17:00 pret në shtëpi Kastriotin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?