Oferta misterioze për blerjen me 8-fish të fitimit vjetor të farmacive nga një 18 vjeçar vë në lëvizje sektorin e krimit ekonomik dhe pastrimit të parave në policinë e shtetit.
Pas denoncimit nga urdhri i farmacistëve të e-mailit dërguar në farmaci të ndryshme prej biznesmenit Ahmed Pemaj dhe investigimit të Report Tv kanë nisur hetimet se çfarë përfaqëson kompania "Health Empire" në emër të së cilës Pemaj prezantohet.
Një ditë më parë Report Tv zbuloi se si Pemaj dhe "Health Empire" nuk ishin të regjistruar në asnjë prej institucioneve shqiptare siç është detyrimi ligjor, minimumi për të patur edhe një numër NIPTI.
Por kjo se ka penguar aspak të riun të bëjë ofertën e tij në treg, për të cilën hetuesit e krimit ekonomik sqaruan se do të marrin në pyetje si Pemajn ashtu edhe personat që ai përmend si anëtar bordi në kompani apo partnerë.
Të njëjta burime sqaruan për Report Tv se prej disa javësh edhe krimi ekonomik i Tiranës ka nisur një procedim penal për këtë rast pas denoncimeve të bëra prej disa subjekteve të cilat më herët ishin kontaktuar në telefon dhe e-mail nga Pemaj.
Ky sektor ka grumbulluar informacion për transaksionet bankare, llogarit dhe lëvizjet e bërë nga ata të cilët Pemaj i prezanton si anëtar të bordit dhe partner serioz.
Në investigimin e Report Tv Pemaj pretendon se me anë të investitorëve ishte i gatshëm të paguante cash dhe nëpërmjet bankave për çdo farmaci që do të blente, por pas publikimit të lajmit ai pranon që është i paregjistruar me kompaninë e tij Health Empire dhe paratë do ti siguronte me kredi.
Ajo ç‘ka mbetet për tu zbardhur nga strukturat e krimit ekonomik është nëse kjo ofertë joshëse për tregun është një mashtrim apo tentativë për të pastruar paratë nga një 18 vjeçar si Pemaj i cili në e-mail prezantohet si sipërmarrës dhe në realitet nuk është i regjistruar dhe nuk ka asnjë nipt apo seli.
Pse ekziston akoma krimi ekonomik. Futja kot
PërgjigjuZbulim i madh.Futja kot.
PërgjigjuKto vite kemi pare qe eshte ritur shume ky lloj prostitucioni ekonomik ku mosha te reja perdoren nga grupe mafioze per te pastruar ose perfituar shuma parash. E njejta skem qe eshte peedorur me rimbursimin e tvsh ku individ qe flin rrugve ishin pronar te firmave qe qarkullonin miliona euro po kjo skem u be bajat dhe dolen ne skem kto zockat e reja qe marin parashysh te ndertojn skema piramidale duke ju ofruar shuma ose favore materiale
PërgjigjuPo ky fmija meqe qeka kaq i fuqishem dhe me kaq ide, tfilloje njihere nga kmishat.. le ti mori origjinale armani dhe jo armondi turke..
Përgjigju