Ahmed Pemaj

Oferta misterioze për të blerë farmacitë me 8-fishin e vlerës/ Reagon për Report Tv biznesmeni 18-vjeçar: Ja e vërteta ime

3 Korrik 2020, 22:07| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 22:31

  • Share

TIRANË- Ahmed Pemaj, 18-vjeçari i cili pretendon se është biznesmen, pas investigimit të publikuar në Shqiptarja.com mbi ofertat misterioze për të blerë farmacitë deri në 8- fishin e vlerës së saj, ka kontaktuar me redaksinë për të thënë të vërtetën e tij.

Në reagimin e dërguar në e-mailin zyrtar të Shqiptarja.com, Pemaj shkruan se qëllimi i tij nuk është monopolizimi i tregut të farmacistëve, teksa thekson se biznesi i tij nuk është i regjistruar në QKR sepse aktiviteti nuk ka filluar ende. "Është vetëm vizionit i tij", thotë mes të tjerave 18-vjeçari.

Sa i përket ofertës që bën për të blerë biznesin deri në 8-fishin e fitimit vjetor, 18-vjeçari thotë se këtë shumë parash nuk e disponon, por e ka në plan për të marrë kredi në banka apo institucione të tjera financiare.

*Në respekt të gjithë lexuesve dhe paanshmërisë së lajmit, Shqiptarja.com publikon reagimin e plotë të Ahmed Pemajt.

Reagimi i plotë
Quhem Ahmed Pemaj dhe po ju shkruaj në lidhje me lajmin e sapo nxjerrë.

Së pari ai dokument nuk thotë në asnjë vend se kompania ekziston. Kompania është vetëm një vizion i imi. Së dyti ai dokument nuk le nënkuptime në lidhje me monopolizim. Askund nuk është përmendur diçka e tillë. E për më tepër edhe NËSË ne do të donim të bënim diçka të tille, ligji nuk na e lejon dhe ligjit nuk i del dot kundër askush.

Së treti për sa i përket ofertës sime. Është e vërtetë pjesa ku i kam ofruar DISA farmacive në Tiranë propozimin për t'i blere. Shuma do të varionte nga 3 deri në 8 herë fitimet e tyre vjetore. Por në asnjë moment nuk kam cituar apo thënë se unë e zotëroj një kapital për ta kryer këtë gjë.

Madje kur kanë pyetur në lidhje me burimin e kapitalit kam cituar tekstualisht se ai mund të merret nëpërmjet një kredie nga një institucion bankar apo investitor i interesuar në diçka të tillë.

Së katërti, ajo çka ju citoni si prova, pra e-maili dhe dokumenti, nuk citojnë në asnjë vend se ne jemi një kompani të cilët janë aktualisht në aktivitet. Aty thuhet se jam në procesin e ndërtimit të një kompanie unike në llojin e saj në industrinë e shëndetësisë. Në “proces”, jo në “aktivitet”. Pra në përfundim të këtij emaili kërkoj zyrtarisht heqjen e lajmit të rreme për monopolizim dhe pastrim parash, tërheqjen e çdo akuze të mundshme, dhe publikimin e së vërtetës së qartë e të pastër.

Po për çfarë lajmi bëhet fjalë? 18 vjeçari Ahmed Pemaj me ofertën e tij dërguar me një e-mail farmacistëve në vend iu premton blerjen e biznesit me 8-fishin e vlerës së fitimit vjetor. Ishte Urdhri i farmacistëve të Shqipërisë që denoncoi Ahmed Pemajn se këtë ofertë e bën në emër të atyre që kërkojnë të monopolizojnë tregun, ndërsa në një investigim të Shqiptarja.com rezulton se i riu edhe pse pretendon se është biznesmen që mbështetet nga bankat dhe ka para cash nuk është i regjistruar në QKR as si individ as me firmën e tij HelthEmpire.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tobestrafkulla: 04/07/2020 11:21

    Thuaj babit mos te tregoj me perralla, se nga vizionar del mashtrues.

    Përgjigju
  • Edi: 04/07/2020 10:58

    Ja fusni kot cfare investigimi eshte jur ai thothe eshte ide projekt akoma se ka regjistruar api dono skup te lajmir haha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?