Marash Kumbulla ka zgjedhur të bashkohet me Mallorca-n në La Liga. Ky është përfundimi që ka dalë gazeta Marca në Spanjë, por edhe gazetari ekspert i merkatos Fabrizio Romano. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare kishte disa ofertë, ku përveç Mallorca-s së Vedat Muriqit, në Spanjë kërkohej edhe nga Alaves e Sevillia.
Mediat në Itali shkruajnë gjithashtu se për ish-mbrojtësin e Verona-s, tani pjesë e Romës, pas huazimit te Espanyol interesohej edhe Kaljari në Seria A. Megjithatë destinacioni i qendëmbrojtësit sipas të gjitha gjasave do të jetë në ishullin spanjoll.
Komento
Komente
