Edhe Tiranë-Durrës me koncension? Oferta: E bëjmë me 2 euro për çdo kalim të veturave

2 Nëntor 2018, 15:01| Përditesimi: 2 Nëntor 2018, 20:38

  • Share

Zbulohen detaje të ofertës, që ende është në studim e sipër, të ardhur në ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, lidhur me koncesionimin e superstradës Tiranë-Durrës. Është një kompani indiane, e përfaqësuar në Shqipëri nga AlbStar dhe Trema Engeenering, e cila propozon ta bëjë me gjashtë korsi rrugën më të rrahur në vend, kundrejt pagesës që do të ishte 2 euro për autoveturat dhe 5 euro për automjetet më të mëdha.

Kompania premton të marrë përsipër edhe rregullimin e rrugës alternative, asaj të Ndroqit, e cila është në gjendje shumë të keqe aktualisht, duke mundësuar një kalim pa pagesë për ata që nuk kërkojnë arritjen sa më shpejt në Durrës.

Sipas ligjeve në fuqi, oferta e pakërkuar duhet të studiohet nga ana e dikasterit, para se të kalojë në qeveri. Kjo e fundit, në rast se e miraton, shpall tenderin, duke i dhënë një numër pikësh firmës që po e propozon.

Por, ndërkohë, ka qenë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili ka thënë se ofertat e pakërkuara nuk do të pranohen më dhe për këtë qëllim është përgatitur edhe projektligji përkatës që amendon ligjin aktual.

Kjo është bërë edhe pas kërkesave këmbëngulëse nga ana e FMN dhe BB për të mos avancuar shumë me koncesionet, që në vetvete përbëjnë një borxh të ri të fshehur. Por ky amendim ende nuk është në fuqi.

Komento

Komente

  • Ec aty: 03/11/2018 12:29

    Nese don me e mbajt pushtetin gjat q... nanen atij populli se te respekton ma shume. sa ma shpejt me euro taksoji e me lek jepu rrogen se e paska njoh mire Enveri popullin e vet e ja ka fut ne gjak legenllekun. Hallall shoku se dhe ti po e njihke mire at legen turme se popull nuk eshte e as ka per te qene.

    Përgjigju
  • Robshi: 03/11/2018 09:13

    Hallall ta bofte zoti...do ti paguaj me shume qef...vetem nga kenaqesia qe po ju grisen breket e pista funderrinave qe jane krenare por te dhjere...jo 2 po 5 euro tarifen se tirana e durresi jane me te pasur se kuksianet...kete duan barktharet te ngopen me reforma e tju shk... se te thone po bejme shtet po i ngjajme gjermanise se e ka rrugen me taksa...te mjeret...je i modh o gjigand rrjepes...te lutem mos ti ngele hatri elbasanit e fier vlores shpejt e shpejt projektin...te uroj dhe nja 3 mandate sa tna shuash fare...

    Përgjigju
  • Latif: 03/11/2018 08:18

    Kaq pak, bane tre per cdo kalim, kur rrugen nga Ndroqi as mos e rregullo kuj i hyn ne pune madje ajo duke qene se ka 20-30 vjet qe smerr asnje investim thjesht arnosje, hiqe fare nga harta e rrugeve. Mos harro eeeee 3-4 euro se na ngel hatri. Or "Babai" kombit, or nxenesi i Nolit (klerikut komunist) dhe Faikut( qe vetem zihej dhe qihej me kte tjetrin)

    Përgjigju
  • memento mori: 03/11/2018 07:35

    faleminderit, nuk dim se ku t’i shpenzojme pasurite tona. je gjeni tal

    Përgjigju
  • Ilir: 02/11/2018 20:13

    Na rrope o Edo...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?