Armando Sadiku

Ofertë nga Japonia, klubi refuzon 2 milionë euro për Armando Sadikun

3 Janar 2023, 14:32| Përditesimi: 3 Janar 2023, 14:33

  • Share

Armando Sadiku është kthyer në një pikë fikse të FC Cartagena në La Liga 2 në Spanjë. Për sulmuesin shqiptar ka pasur interes nga disa klube, me presidentin e Cartagena që tregon se refuzuan 2 milionë euro për të. Paco Belmonte bën me dije se një klub japonez ka bërë ofertën e majme, me klubin që e ka refuzuar pasi 31-vjeçari është pjesë e rëndësishme e planit për ringritjen e skuadrës. Me 7 gola në 21 ndeshje, Sadiku ka gjetur veten pas disa sezoneve "jo" në karrierë.

"Po, kishte ofertë nga një klub japonez për Sadikun. Shuma ishte 2 milionë euro. Ka disa oferta për të por ne nuk do pranojmë pasi ai është i përfshirë mirë në projektin tonë. Ishin shumë para për një lojtar që ka pak muaj me ne, por e vështirë që të gjehet një tjetër numër 9 i mirëfilltë në treg. Sadiku është pjesë e një mekanizmi që funksionon në ekipin tonë", tha presidenti i Cartagenas, Paco Belmonte.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?