Paul Pogba

Ofertë shokuese nga Al Ahly, Pogba dëshiron Arabinë Saudite! Juventusi gjen zëvendësuesit

11 Korrik 2023, 13:02| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 13:01

  • Share

Paul Pogba ishte fundjavën që lamë pas në Arabinë Saudite, teksa një ofertë prej 150 milionë eurosh nga Al Ahly ka mbërritur në drejtim të tij. Kontratë tre vjeçare për francezin, me Al Ahly që kërkon garanci fizike nga lojtari, duke qenë se në sezonin e fundit luajti vetëm 160 minuta për shkak të dëmtimeve.

Me kontratë deri në 2026 me Juventusin, duket se "Zonja" do përfitonte diçka më shumë se 10 milionë euro nga shitja e Pogba, duke parë edhe gjendjen e tij. Drejtori i ri Sportiv i Juves, Cristian Giuntioli ka pikasur tanimë edhe zëvendësuesit e mundshëm. Bëhet fjalë për Rodrigo De Paul të Atletico Madrid dhe Kessie të Barcelonës.

Sipas Gazzetta dello Sport, oferta e parë prej 100 milionë eurosh në tre sezone nuk u pranua nga Pogba, me Al Ahly që i ofroi mesfushorit 150 milionë euro për tre sezone si pagë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?