Gjiganti i Ballkanit në futboll, Dinamo Zagreb ka në plane sulmuesin e Cesenas dhe Kombëtares U-21, Cristian Shpendi.
Mediat kroate kanë raportuar të hënën se është trajneri i ri i Dinamo Zagreb, italiani Fabio Cannavaro që po insiston në transferimin e Shpendit gjatë këtij muaji.
Cannavaro e sheh Shpendin si përforcim të duhur për sulmin, pasi 21-vjeçari ka mrekulluar këtë sezon në Serie B të Italisë. Shpendi ka shënuar 12 gola në 19 paraqitje me Cesenan, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Për Shpendin janë të shumta ekipet e interesuara. Fiorentina dhe Juventus e kanë ndjekur nga pranë, ndërsa nuk përjashtohet një kalim në Zagreb ku do kishte minuta.
Komento