Oficerët e sigurisë në gjimnaze, Report Tv vëzhgim në Tiranë

20 Mars 2019, 17:34| Përditesimi: 20 Mars 2019, 18:23

  • Share

Vendosja e oficerëve të sigurisë në 150 gjimnazet e vendit. Ky ishte vendimi i ndërmarrë vetëm pak muaj më parë nga qeveria shqiptare. Sapo ky vendim hyri në fuqi ministria Arsimit hapi konkursin për vendet vakante të cilat duhet të përmbusheshin brenda datës 13 dhjetor të vitit që lamë pas. Për këtë arsye Report Tv bëri një vëzhgim në disa prej gjimnazet që ky vendim përfshin ku u vu re se ende ka institucione arsimore parauniversitare pa oficerë sigurie.

Në disa gjimnaze të Tiranës  oficeri i sigurisë mungon  por edhe aty ku ka nxënësit nuk janë të informuar mbi   rolin që kjo figurë ka madje duke i ngatërruar me punonjësit e policisë. Oficerja e sigurisë në gjimnazin “Sami Frashëri” na tregon se misioni i saj në çdo ditë të punës është të mënjanojë konfliktet mes nxënësve si dhe ti njohë ata me anën ligjore. "Misioni jonë në çdo ditë të punës tonë është të ruajmë të monitorojmë rastet dhe konfliktet që kemi, jemi këtu për t'u bërë palë me partnerët së bashku me drejtoreshën e shkollës, policinë, efektivin e policisë që mbulon këtë shkollë, mësuesit, psikologët dhe punonjësit social të gjithë faktorët së bashku për qetësinë dhe sigurinë e të rinjve.

Gjatë kësaj jave që ne kemi filluar punë ka qenë një javë e qetë ka pasur konflikte të vogla midis bashkëmoshatarëve të cilat nga mosha, nga momentet që kanë gjaknxehtësia që ato kanë janë munduar të evidentohen e të kalojnë në qetësinë e tyre". Gjithashtu në Elbasan dhe në Shkodër në disa gjimnaze oficeri i sigurisë mungon dhe menaxhimi i konflikteve bëhet mes shkollës dhe oficerëve të policisë të cilët patrullojnë shpesh pranë tyre. Nga ana tjetër ministria Arsimit vijon të ketë të hapur Konkursin në një afat tjetër deri në fund te muajit Mars për të pajisur të 150 gjimnazet e përzgjedhura me oficerë sigurie.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?