Rasul Mislaev

Kronikë

Oficerët rusë zbresin në Rinas për të marrë terroristin

20 Shkurt 2020, 13:10| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 15:33

  • Share

Rasul Mislaev, terroristi rus që u kap në Shqipëri nga agjentët e antiterrorit, do udhëtojë nesër në drejtim të vendit të origjinës Rusisë. Agjentët e policisë ruse, kanë mbëritur në aeroportin e Rinasit në Shqipëri ditën e sotme, për të marë Rasul Mislaev dhe transportuar atë në Rusi.

Në sallën e gjyqit Mislaev, është shprehur se nuk është terrorist, dhe se “terrorist është presidenti rus Vladimir Putin”. Mislaev akuzohet për pjesmarrje në organizatë terroriste dhe në kampin e Kareçit ku u mbajt në Shqipëri ai prezantohej si “Maradona”.

Tashmë me ardhjen e Rusëve në Shqipëri, Mislaev do transferohet në Rusi për tu përballur me akuzat e ngritura nga drejtësia e këtij shteti.

/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?