Armando Subashi teksa del nga SPAK

Oficeri i BKH që i fsheh VIP-at në hetim nga media

18 Shkurt 2022, 18:52| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 18:56

  • Share

Turpi i byrosë kombëtare të hetimit!!! Nga byroja e hetimet në byroja e favoreve të ndyra në kurriz të publikut. Oficeri A.S me prokurorin kujdesen të fikin dritat kur Armando Subashi mbaron deklarimet në SPAK. E dini pse?

Të mos e xhirojë media për ti treguar publikut që zyrtari i lartë merret në pyetje. O oficeri faqezi i BKH-s të dështoi plani. O e urdhëroi prokurori o e urdhëroi Subashi.

Ja ke fiks atë që fshehe. Subashi para kamerave. Faleminderit kolegëve që pas 5 orë pritje u ndamë në dy grupe dhe xhiruam zyrtarin. Ti oficer faqezi që merr 2 mijë euro rrogë e shumë benefite sot tradhtove publikin dhe përdhose median.

Por ti je thjesht faqeziu i radhës!!! Turp të kesh. Reforma në drejtësi e mbështetur nga SHBA s’ishte për ty oficer BKH faqezi e i ulët që i fik dritat medias.

A di gjë Arben Kraja, Aida Hajna apo ambasada e SHBA? Për këtë oficer dhe veprimin e tij përdhosës ndaj medias e publikut.

Subashi i kapur nga mediat teksa dilte mbrapa SPAK

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • erti: 19/02/2022 01:37

    po ti je faqe bardhe qe nuk shkruan emrin e tij por jep vetm inicialet

    Përgjigju
  • Sifi: 18/02/2022 21:33

    Hetimet e prokurorise jane sekrete dhe nuk i lejohen medias.Kush nxjerr te dhena per hetimet denohet penalisht sioas ligjit

    Përgjigju
  • Trevi: 18/02/2022 20:16

    O Beno, me koken tende e shkrujte apo te dhane leje??

    Përgjigju
    • Erzeni: 20/02/2022 09:57

      spaku A ka me bo nomin i kokerr fiku

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?