Foto: Kushtrim Kokalla
Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka reaguar pas arrestimit të Kushtrim Kokollës, anëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit.
Sipas Ministrisë, organet janë duke e hetuar rastin, por që rasti do të trajtohet edhe brenda organeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.
Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës.
Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të na ndodhin. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!” thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Ish këshilltari i Pacollit arrestohet për vrasjen e gruas, pranon se porositi krimin! Në pranga dhe nipi i tij e ekzekutori: Më premtoi 30 mijë euro
B.V/S.G/ReportTv.al