Eduart Hasani dhe armët e sekuestuara në Papër

Oficeri që u bëri tre foto 17 armëve në Papër: I bëra për shaka, i shpërndava mes kolegëve

22 Tetor 2020, 16:41| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 16:46

  • Share

Për policinë dhe prokurorinë e Elbasanit, nuk ka asnjë dyshim që fotografitë e 17 armëve moderne, të kapura në magazinën e një karburanti në Papër, i ka shkrepur oficeri i policisë Eduart Hasani, nga telefoni i tij. Më pas këto fotografi ia ka shpërndarë kolegut të tij, Edvin Gjyli, ku të dy ishin së bashku në laboratorin e Policisë së Elbasanit, në momente të verifikimit të armëve.

Tre fotografitë janë shkrepur në datën 3 korrik 2019 me aparat telefonik të oficerit Hasani dhe më pas në datën 9 korrik 2019, fotot dhe fytyra e oficerët Edvin Gjyli, janë publikuar në median online. Për gati një javë operacioni policor për mbajtjen sekret, të zbulimit të sasisë së madhe të armëve, shumë pranë vendit të ngjarjes ku ishin qëlluar me 24 plumba kallashnikovi, Klevi dhe Aldo Baho.

Sipas dinamikës së hetimit të kësaj ngjarje, në mëngjesin e 1 korrikut 2019, oficeri i policisë Mariglen Duçi, është thirur në telefon nga shefi i komisariatit të policisë Elbasan, Emiljan Pashaj, duke i pohuar se Duçi duhej të paraqitej në zyrën e zv/drejtorit të policisë Elbasan, Alban Çela.

Në këtë zyrë në prani të drejtuesve të policisë si dhe të prokurorit që po hetonte çështjen, Mariglen Duçit, i është dhënë detyrë që të dërgonte dy specialistë tek pika e karburantit që ndodhej në afërsi të vendit të ngjarjes për të ushtruar kontroll në kushtet e urgjencës. Për të kryer këtë detyrë, Marigleni ka njoftuar dy oficerët e komisariatit Elbasan, Edvin Gjyli dhe Erion Çekrezi, të cilat kanë shkuar dhe kryer kontroll në ambjentet e karburantit.

Në këto ambiente nuk është pikasur asnjë send i kundraligjshëm. Më pas oficerët kanë kaluar tek pika e karburantit përballë, në pronësi të të njëjtit pronar, Ilir Beko, e cila nuk ishte funksionale. Gjatë kontrollit, në këtë godinë, janë gjetur disa armë dhe municione të kalibrave të ndryshme.

Mariglen Duçi, pasi është vënë në dijeni për këto armë, i ka porositur dy specialistët që të bënin kujdes për të ruajtur vendin e ngjarjes deri në formimin e grupit hetimor dhe më pas ka njoftuar eprorët e tij.

Bashkë me shefin e komisariatit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku më pas ka mbëritur dhe Drejtori i Policisë. Nga ana e drejtorit të policisë vendore, u është lënë porosi konkrete që të mos bëhej asnjë fotografi në mënyrë private, përveç atyre që do bënin ekspertët e kriminalistikës dhe të mos publikohej dhe komunikohej me asnjë person ose media në lidhje me këtë ngjarje.

Veprimet hetimore të kryera në vijim kanë zbuluar se oficeri Eduart Hasani në 1 korrik 2019 rreth orës 16:00 me urdhër të shefit të krimeve Mariglen Duçi, ka shkuar në fshatin Broshkë, për kryerjen e veprimeve hetimore për armët e gjetura. Për të plotësuar dokumentacionin konkret, oficeri Hasani shoqërohej me ekspertët e policisë shkencore Fatmir Kafazi dhe Pren Pëllumbi si dhe oficerin Edvin Gjyli.

Më pas kjo sasi e madhe armësh është transportuar në ambientet e brendshme të laboratorit. Të nesërmen në datën 2 korrik, janë kryer veprime të tjera për këtë sasi armësh. Eduart Hasani në dëshminë e tij para hetuesve ka treguar se nisur nga fakti që ishte një sasi e madhe armësh, ka thirur dhe kolegun e tij Edvin Gjyli. Në punë e sipër, Eduarti, nëpërmjet telefonit celular i ka bërë tri foto me dy armë të ndryshme kolegut të tij, Edvin Gjyli.

Nga këto, dy foto i ka bërë pa fokusuar fytyrën dhe një foto e ka bërë me fokusimin e fytyrës dhe trupit të kolegut Edvin Gjyli. Dy nga këto foto, pa fytyrën e Edvin Gjylit, ia ka dërguar në telefon me aplikacionin “Whatsapp”, këtij të fundit.

Po atë ditë i ka dërguar Edvinit dhe dy foto të kryera në vendin e ngjarjes për armët në fjalë ndërsa foton me fytyrë dhe trupin e Edvin Gjylit ia ka nisur për shaka, përmes aplikacionit dhe shefit të krimeve Mariglen Duçi.

Mandej Edvin Gjyli, Eduart Hasani dhe Mariglen Duçi janë takuar në lokalin “Story” dhe aty kanë takuar arstësisht Bilal Semanaj, shefin e komisariatit të Cërrikut. Ky i fundit është ulur me ta dhe aty ka lindur biseda për armët e skuestruara. Semanaj ka parë në telefonin e Eduartit, fotografitë e armëve dhe i ka kërkuar që tia çojë në telefonin e tij. Plot 7 ditë nga shkrepja e këtyre fotove në datën 9 korrik 2019, tre fotografitë janë publikuar në media.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Santa Quaranta: 22/10/2020 18:29

    Keta duhet te kalojne me rojet private te Illyria Guard!! Kush i autorizon keta te publikojne "per shaka" provat qe lidhen me nje ceshtje penale?!!

    Përgjigju
    • une: 22/10/2020 21:42

      Se ketyre dhe pse duhet ta dine vete dhe i paskan dhene udhezim mos beni foto. Shaka me zarar

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?