OFL/ Avokati Daçi: Nuk sjellë asgjë veç shtyrjeve të zgjedhjeve të parakohshme! Muço: Është show

7 Shkurt 2020, 22:07| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 17:04

  • Share

Operacioni Forca e Ligjit dhe ajo që pritet të sjellë ky akt normativ është diskutuar në emisionin 'Pa protokoll', ku avokati Jordan Daci tha se ky akt normativ është mbivendosje e ligjeve ekzistuese dhe nuk do të sjellë asgjë. Për Dacin ky akt normativ u krijuar për të shtyrë sa më shumë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme shoqëruar edhe me gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit që zgjat deri në fund të muajit mars. Që operacioni të ishte i besueshëm - u shpreh Daci - duhet që të ishte fillimisht nga personat e inkriminuar brenda qeverisë.

'Ky akt normativ tenton që të zëvendësojë dhe mbivendos ligjet që ekzistojnë, nuk ka qëllim real për të bërë këtë gjë. Nëse donte të ishte i besueshme le ta fillonte me 'bacen ' që ka afër qeverisë.  Problemi më i madh nuk është me atë që kanë kaluar njëherë në filtrat e drejtësisë pasi ata kanë humbur diçka, por ata persona që nuk janë proceduar asnjëherë dhe kanë vendos miliona si pasojë e vjedhjes së pasurisë së shtetit. Gjithë lufta u bë për prokurorë e gjyqtarë dhe ato nuk janë, me mirë nga një anë pasi ato po shqyrtohen nga një proces tjetër vettingu. Ky akt normativ e shoqëruar me gjendjen e jashtëzakonshme thjeshtë tentojnë të shtyjnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Duhet të fillonte pastrimin nga vetja nëse dëshironte të ishte i besueshëm' tha Daci.

Edhe për ekspertin e Ekonomisë, Klodian Muço OFL është vetëm për show dhe nuk ka për të shkuar asgjëkund.

'Ky është një show dhe nuk ka për të shkuar asgjëkund. Këta kriminelë që kanë gjeneruar kaq para e kanë gjetur dhe mënyrën se si t'i justifikojnë ato, pasi nuk janë kaq 'budallenj'. Nga kjo histori thjeshtë do dalin disa para nga qarkulli dhe asgjë tjetër' u shpreh Muço.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?