OFL dërgon 243 kërkesa për sekuestro në 6 muaj/ SPAK pranon 102, kthen 80 si të paligjshme

2 Korrik 2020, 11:38| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 16:03

  • Share

Në kuadër të aksionit të OFL dhe aktit normativ për sekuestro të pasurive që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e aktiviteteve kriminale, SPAK ka bërë një bilanc 6 mujor nga ku thekson se nga 243 pasuri të sekuestruar janë pranua dhe dërguar në GJKKO për miratim sekuestro për 102 pasuri dhe ka kthyer 80 pasuri.

"Nga data 31.01.2020 deri më 31.06.2020, OFL ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 92 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 243 pasuri. Nga 243 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 137 pasuri janë automjete dhe 106 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte)", thuhet në njoftimin e SPAK.

Nga shqyrtimi Prokuroria e Posaçme ka miratuar vetëm 102 pasuri, ndërsa ka vendosur kthimin e 80 pasurive, mes të cilave 37 të paluajtshme dhe 43 automjete. SPAK i ka konsideruar këto sekuestro të bëra në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.

Në lidhje me kërkesat e tjera, SPAK shprehet se po vijon shqyrtimin e tyre.

Vetëm gjatë muajit qershor SPAK ka kërkuar nga GJKKO të vendosë 25 kërkesa për konfiskim, për 37 pasuri, nga të cilat 8 të paluajtshme dhe 29 automjete.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?