TIRANË- Operacionit Forca e Ligjit po i mbarojnë ditët. Zyrtarisht OFL skadon në datën 31, ditë kur është parashikuar për fundit e dërgimit të formularëve për deklarimin e pasurisë nga eksponentë të krimit. Përmes kësaj përmbylljeje, mbaron edhe puna për hetimin e pasurive të personave të dënuar brenda dhe jashtë Shqipërisë nga ana e Policisë, por kjo nuk nënkupton mbyllje të hetimeve në Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme për formularët e dërguar.
Në datën 16 dhjetor, Operacioni Forca e Ligjit ka dërguar formularët e fundit, ndërsa në total këtë formularë për deklarimin e pasurive e kanë marrë 589 persona të dënuar, ose subjekte me të shkuar kriminale. Për shkak të pandemisë, OFL u detyrua që të ndërpresë punën për disa muaj, ndërsa kjo bëri që Ministria e Brendshme të kërkoj një akt tjetër normativ për të shtyrë afatin e punës.
Ajo që është bërë e qartë, është se nëse qeveria vendos një akt të ri normativ për të shtyrë afatin e OFL, nuk do të ketë shtim të personave, por vetëm atyre që për arsye të ndryshme ende nuk i është dërguar formulari për deklarim pasurie. SPAK deri më 5 nëntor të 2020 ka marrë në dorëzim 192 kërkesa për hetim pasurie, pasi pjesa më e madhe e tyre e kanë justifikuar pasurinë brenda 48 orëve, siç parashikohet edhe në ligj. Gjithashtu SPAK më herët kërkoi që formularët e OFL të trajtohen edhe në Prokuroritë e rretheve, kjo për shkak se organi i posaçëm i akuzës nuk përballon dot fluksin e tyre.
Sipas ligjit pasuritë e sekuestruara priten të kthehen në objekte sociale si kopshte çerdhe shkolla apo rajone policie. Objekti i parë i sekuestruar me OFL ishte resorti Golden i Hajrave në Shijak, i cili aktualisht është nën administrimin e agjencisë së aseteve të sekuestruara. Edhe pse OFL ka shenjestruar subjektet me të shkuar kriminale, shumë prej tyre kanë kaluar sprovën e pasurisë në SPAK apo në dyert e gjykatave. Rasti konkret është pasuria e Lulzim Berishës, ku OFL kërkoi mbi 20 prona të tij, por që u liruan dhe iu kthyen sërish me argumentin se ky individ i ka justifikuar.
Shum njerez qe njihen ne shqiperi su ka vajt letra ta fillijn nga e para agton xhafaj eshte subjekt e shum emrabte tjer ne shwiperi po ketu thjesht propagand vetem
PërgjigjuKjo OFL ishte per te hedhur hi syve.Atyre qe u dergonte formular OFL mund tja dergonte shume mire policia ose komisariati i zones me nje ligj te posacem per krim ekonomik dhe jo te behej publicitet me goca bjonde me syze dhe pordhe te tjera futja kot.
PërgjigjuKaq e ishte,e zhdukën korrupsionin e larjen e parave?! Hahahaha
Përgjigju