Behar Bajri

OFL i dërgon formular për deklarimin e pasurisë Behar Bajrit dhe dy personave të tjerë

8 Korrik 2020, 12:00| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 12:06

  • Share

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formular për deklarimin e pasurisë Behar Bajrit dhe dy personave të tjerë, Artan Prenga dhe Arben Ghete.

Behar Bajri ose Brajoviq është nën hetim për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Ai u lirua pak ditë më parë duke ndërruar masën nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Artan Prenga banues në Mirditë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim dhe Arben Ghete i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Eri: 08/07/2020 14:48

    I rruni lesht Bajreve...jan me te fort se shteti

    Përgjigju
    • per erin: 09/07/2020 21:12

      ehh mor shok sasht kru kush me shtetin der itash vec haklajt edhe ata i zhduku shteti me far e fis kta mos mej mshtet shteti i vrasin fill prej shtetit jan gjall

  • Shkodra: 08/07/2020 13:10

    Behari nuk ka prona, leket e tij i menagjon Pellumb Gjoka, tan shkodra e din se leshon lek me fajde, pyesni ndertuesat njeri asht Seit Fishta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?